Vritet me armë zjarri recepsionisti në këtë vend
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhërmi, ku një 31-vjeçar i cili punonte si recepsionist në një hotel në Dhërmi, është gjetur i vrarë me armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Siaps policisë 31 vjeçari, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.
Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.
Autori i dyshuar i ngjarjes është larguar drejt Greqisë.
(Kosova Sot Online)
