
Lexoni edhe:
Ja kush janë ata që sot janë të pakënaqur për kthimin e Vjosa Osmanit në LDK
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Sikurse që është e vërtetë ajo që e thotë Albin Kurti, se Lëvizja Vetëvendosje “nuk ka pasur nevojë për një tjetër fitore”, është i vërtetë fakti se opozita e ndarë dhe e pakonsoliduar është e pafuqishme për t’ia rrezikuar fitoren Albin Kurtit në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ja kush janë ata që sot janë të pakënaqur për kthimin e Vjosa Osmanit në LDK
Lexoni edhe:
-Siç dihet, Lëvizja Vetëvendosje, nga zgjedhjet e vitit 2019 e këndej, është fituese e rregullt e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Madje, në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, ka shënuar një fitore rekorde, një fitore absolute e të paparë në Kosovën e pasluftës!
Madje, Lëvizja Vetëvendosje, edhe përkundër pengesave dhe obstruksioneve të pandërprera të opozitës, arriti që ta mbajë pushtetin deri në afatin e rregullt kushtetues!
Megjithatë, pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, për shkak të zgjedhjes së Presidentit, u detyrua që vendi të shkonte në zgjedhje.
Kjo është një mangësi e madhe kushtetuese, e cila po i kushton shumë shtetit të Kosovës, por edhe qytetarëve, ngase kostoja e mbulimit të shpenzimeve të zgjedhjeve bëhet nga paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës!
Andaj, politikanët, gjegjësisht të zgjedhurit e popullit në legjislaturën e 11-të, duhet të tregohen të shpejtë në marrjen e veprimeve politike për ndryshimet kushtetuese, me qëllim që të gjendet zgjidhja më e mirë dhe më fatlume për evitimin e ngërçeve politike në Kosovë.
Sa i përket ndikimit të mërgatës në zgjedhjet e 7 qershorit, vota nga mërgata do të jetë vendimtare në rezultatin final.
Pavarësisht votës së mërgatës, Lëvizja Vetëvendosje përsëri do të dalë parti e parë, por vendimtare do të jetë vota e mërgatës sonë për vendin e dytë, përkatësisht në garën mes Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat i kanë “ndezur motorët” në thithjen e votave jashtë Kosovës, ngase brenda e kanë humbur terrenin politik!
Regjistrimi rekord i mërgatës për votim është sinjal se diaspora do të jetë përsëri faktori kyç për rezultatin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo vetëm, ngase nga mërgata presin të rriten edhe partitë opozitare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".