
Përgatituni: Ky është parashikimi i motit

Sot temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 34C, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Orëve të pasdites, përreth viseve malore paraqiten mundësi edhe për rrebesh shiu me bubullimë, sidomos gjatë të dielës.
“Nxehtë me temperatura mbi 30C mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme. Të hënën rrebeshe shiu e bubullima mund të zhvillohen në pjesë të vendit, e nga e marta paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm me intervale më të gjata me diell. Nga dita e hënë frynë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi me hove edhe deri në 15m/s”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)