Ja kur pritet raporti për masat ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 09 June 2024 - 09:19
Ja kur pritet raporti për masat ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pritet që javën e ardhshme të dorëzojë raportin për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së ndaj saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një raport të tillë nga shefi i diplomacisë së BE-së e kishin kërkuar vendet anëtare në mënyrë që të vlerësohet nëse janë pjekur kushtet që Kosovës t’i hiqen masat. Këto burime nuk dinë se çfarë saktësisht do të përmbajë raporti dhe nëse Borrell do të rekomandojë heqjen e masave.

(Kosova Sot Online)