Ambasadori britanik: Ne kujtojmë dhe vajtojmë të gjitha vuajtjet njerëzore që ndodhën në Kosovë

  • E.k /
  • 12 June 2024 - 13:50
Ambasadori britanik: Ne kujtojmë dhe vajtojmë të gjitha vuajtjet njerëzore që ndodhën në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e nisi me përkujtimin e 14 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në KFOR, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hargreaves, mes tjerash shkruan se i kujtojnë dhe vajtojnë të gjitha vuajtjet njerëzore që ndodhën në Kosovë dhe ata të cilët vazhdojnë të durojnë pasojat e konflikteve.

”Filluam sot në Memorialin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ku përkujtuam 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në KFOR. Kujtuam dhe reflektuam për ata që bënë sakrificën përfundimtare për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe rajon. Ne kujtojmë dhe vajtojmë të gjitha vuajtjet njerëzore që ndodhën në Kosovë dhe në mbarë rajonin, dhe të gjithë ata që vazhdojnë të durojnë pasojat e këtij dhe konflikteve të tjera”.

(Kosova Sot Online)