
'Kur u sulmua familja Jashari më 5 mars 1998, francezët protestuan'

Akademiku dhe ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, ka treguar se si shoqëria franceze u mobilizua gjatë viteve ’90-ta për të kërkuar ndaljen e krimeve serbe në Ballkan, veçanërisht në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kullashi përshkroi një nga protestat më të mëdha në mbështetje të çlirimit të Kosovës, e cila u organizua në Paris pas sulmit serb mbi familjen Jashari në Prekaz që nisi 5 mars 1998.
Vetëm dy ditë pas këtij sulmi, më 7 mars, mijëra qytetarë francezë dolën në rrugë për të protestuar dhe për të bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare për të ndaluar krimet dhe për të njohur Kosovën si shtet të pavarur.
“Njëra nga protestat e mëdha në Paris, ka qenë e organizuar lidhur me krimet e bërë në Drenicë, në Prekaz, edhe kjo pjesëmarrje ka qenë masive. Mund ta imagjinoni më 5 mars ka ndodhur sulmi serb në PREKAZ, ME 7 MARS mijëra qytetarët franceze kanë dal në rrugë. edhe janë përpiluar tekste, Komiteti i Kosovës. Është formular kërkesa e domosdoshmërisë që bashkësia ndërkombëtare të ndryje ushtarakisht, që të ndalen krimet. Pikërisht lidhur më këtë, intervali dy ditësh edhe kërkesa që Kosova të njihej si shtet i pavarur, për herë të parë publikisht janë formuluar këto dy kërkesa prej qytetarëve francezë…”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)