
Prizren: Në vitin 2022 publikoi një pushkë gjuetie në rrjete sociale, një person shoqërohet në polici

Një burrë në Prizren është shoqëruar dje në Polici, pasi në vitin 2022 kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi me pushkë gjuetie, përcjell “Kosova Sot Online”.
Arma e zjarrit është sekuestruar.
Ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Leskovec, Prizren 18.01.2022-NN. Lidhur me rastin me 18.06.2024 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që vite më parë kishte publikuar në rrjetin social foto me pushkë gjuetie. Arma e zjarrit është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)