Ngjarje e rëndë: Plagoset me thikë punëtori shqiptar

  • A.P /
  • 20 June 2024 - 23:15
Ngjarje e rëndë: Plagoset me thikë punëtori shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një shtetas italian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Sipas mediave italiane, sulmuesi e ka goditur shqiptarin me thikë kuzhin me një teh 17 cm në anën e majtë, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet ende.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja dhe kanë vepruar menjëherë duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë.

Shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është shtruar në repartin e reanimacionit dhe i është nënshtruar një operacioni.

(Kosova Sot Online)