Pse Shqipëria mbeti në 'terr' për 30 minuta?

  • A.P /
  • 21 June 2024 - 20:32
Pse Shqipëria mbeti në 'terr' për 30 minuta?

Për më shumë se 30 minuta, pjesa më e madhe e territorit të vendit, mbeti pa energji elektrike. rryma u ndërpre rreth orës 12:20 minuta në qarkun e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe pjesërisht në qarkun e Fierit.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë, në kulmin e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë vendin tonë, në të gjitha qytetet e vendit pati kaos kryesisht në qarkullimin e rrugor. Në rrugët e Tiranës u krijua kaos dhe trafik, për shkak se të gjithë semaforët e qytetit u fikën si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike.

Po ashtu, mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar dëme të mëdha në biznese, kryesisht markete e dyqane që shesin produkte frigoriferike.

Nga OSHE thanë se në Tiranë ra linja 400 ë e OST, duke sjellë probleme me energjinë në shumë zona të kryeqytetit. Mirëpo nga OSHEE nuk u sqarua se pse mbeti pa energji i gjithë territori i vendit. Pak pas këtij njoftimi, OSHE solli një tjetër njoftim, ku sipas saj ka pasur defekt në linjat e transmetimit në Shqipëri dhe Mal të Zi, duke nisur nga linjat e interkoneksionit me Greqinë.

Rënie e linjave të transmetimit në Shqipëri dhe Malin e Zi. Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.  Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.


(Kosova Sot Online)