Berisha paralajmëron protestën e radhës

  • A.P /
  • 12 March 2026 - 14:45
Berisha paralajmëron protestën e radhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën e radhës më 22 mars, duke ftuar mbështetësit e opozitës nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë.

Duke folur para selisë blu, Berisha u shpreh se duhet të vazhdojnë “kryengritjen e tyre paqësore” gjer në fitoren përfundimtare.

“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)