
Gjilan: Nipi raporton se gjyshja e tij u largua nga shtëpia gjatë natës, nuk dihet se ku është

Një grua është zhdukur në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se një grua nga fshati Doberqan, një e moshuar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të.
Ankuesi ka raportuar se gjyshja e tij ka probleme mendore.
“Fsh. Doberqan, Gjilan 04.07.2024-00:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)