Merret vendim që të kufizohet orari i punës për këto 3 kategori në Kosovë

  • A.P /
  • 12 July 2024 - 17:03
Merret vendim që të kufizohet orari i punës për këto 3 kategori në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizimin e orarit të punës nga data 13 korrik deri më 20 korrik 2024, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gratë shtatzëna lirohen nga puna përgjatë kësaj periudhe kohore, derisa në pamundësisë të lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të vendimit, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

Qytetarët me sëmundje kronike përgjatë datave të caktuara nga ministria, punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Nga data 13 korrik deri më datën 20 korrik, ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura përgjatë orarit 11:00 deri në 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 “Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)