
Rahovec: Vdes 3 vjeçari, i ranë dyert e oborrit

Një 3 vjeçar ka ndërruar jetë në Rahovec pasi i kanë rënë dyert e oborrit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e konfirmoi drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta ka thënë se i njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë.
“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)