100 milionë euro në dispozicion për investime të biznesmenëve nga diaspora

  • E.k /
  • 16 July 2024 - 12:15
100 milionë euro në dispozicion për investime të biznesmenëve nga diaspora

Kosova ka lansuar sot programin kreditor nga i cili mund të përfitojë diaspora kosovare e interesuar për investime në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky fond parashihet që të arrijë vlerë deri në 100 milionë euro.

Kurse, garantimi i kredive investuese do të jetë deri në 3 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së lansimit të “Dritares për Investime të Diasporës”

“Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Mërgata jonë do t’i sjellë aftësitë, mundësitë dhe kulturën e punës nga vendet ku jeton aktualisht”, ka deklaruar sot kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)