
Aksident mes dy veturave në këtë vend

Raportohet se një aksident trafiku ka ndodh sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku kanë qenë të përfshira dy vetura, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët kanë marrë trajtime mjekësore në Klinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Driton Rugova nga Policia në Pejë tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në Gllarevë ku janë lënduar dy persona të cilët kanë marrë trajtime mjekësore në QKMF-në e Klinës.
(Kosova Sot Online)