
Për të mbrojtur Manastirin e Deçanit ushtarët e KFOR-it bëjnë stërvitje

Ushtarët nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it (KTRBN) dhe nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë zhvilluar sot një stërvitje të përbashkët në Deçan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Njësitë bën manovra të ndryshme për të mbrojtur Manastirin dhe për të siguruar zonat përreth”.
“Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
(Kosova Sot Online)