
Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tetë persona

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përcjell "Kosova Sot Online".
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vend-ngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.
(Kosova Sot Online)