
Minatorët e Trepçës pa paga, Ademi: Gjendja është shumë e vështirë

Minatorët e Trepçës kanë vendosur të mos punojnë për shkak të mos ekzekutimit të pagave për muajin qershor, përcjell "Kosova Sot Online".
Fevzi Ademi nga Sindikata tha se gjendja është shumë e vështirë.
“Është shumë e vështirë sepse nuk mundemi ne me ju thënë fëmijëve pritni deri sa bordi dhe qeveria ta miratojnë një plan të ri. Gjendja është shumë e vështirë” tha ai.
Ai tregoi se të premten në Trepçë ishin anëtarët e bordit të ndërmarrjes.
“Ne po flasim për 59 ditë pa pagë, pa shujtë, nuk munden me pritë fëmijët deri t’i bëjnë planet bordi dhe qeveria. Është shumë e vështirë. Ata erdhën pa asnjë plan të premten” tha Ademi.
(Kosova Sot Online)