Fatmir Krasniqi emërohet gjyqtar mbikëqyrës i degës së Gjykatës në Dragash

  • E.k /
  • 29 August 2024 - 14:08
Fatmir Krasniqi emërohet gjyqtar mbikëqyrës i degës së Gjykatës në Dragash

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se gjyqtari Fatmir Krasniqi është emëruar gjyqtar mbikëqyrës i degës së Gjykatës në Dragash, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të KGJK-së, në takimin e 331-të është bërë përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Dragash.

“Sipas rekomandimit të komisionit vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Fatmir Krasniqi, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, mandati i së cilit fillon nga data 1 shtator 2024”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)