Një i mitur është therur sot në shesh

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 11:29
Një i mitur është therur sot në shesh

Një i mitur është therur sot në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se është arrestuar një i mitur në cilësinë e të dyshuarit.

“Sot, rreth orës  09:45, është  raportuar për nje person të  lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në  sheshin Skenderbeu në  Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar  viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një  person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë  me rrjedhën e hetimeve.”

(Kosova Sot Online)