Bajrami: Ndikimi i inflacionit në tri vjet të qeverisë Kurti ka qenë 1.6 miliard

  • A.P /
  • 17 October 2024 - 07:22
Bajrami: Ndikimi i inflacionit në tri vjet të qeverisë Kurti ka qenë 1.6 miliard

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka prezantuar shifrat e inflacionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është shprehur se ndikimi i inflacionit në tri vjet të qeverisë Kurti ka qenë 1.6 miliard.

“Në vitin 2020 nuk ka pasur inflacion, ka qenë 0.2 për qind. Inflacioni në vitin 2021 ka qenë 3.4 për qind, ose rritja e çmimeve, 2022, 11.6 për qind, 2023 4.9 për qind. Këta kur duan të paraqesin shifra rë mëdha, thonë se ekonominë e kemi pasue 7 miliardë dhe e kemi bërë 10 miliardë, nuk llogaritet kështu, rritja ekonomike nuk llogaritet kështu”

“Si rezultat i rritjes së çmimeve, që nënkupton nuk është rritur sasia e mallrave dhe shërbimeve, por janë rritur çmimet. 230 milionë ka qenë ndikimi i inflacionit në vitin 2021, 923 milionë ka qenë ndikimi i inflacionit në vitin 2022, 437 milionë ka qenë ndikimi i inflacionit në vitin 2023 dhe komplet ndikimi i inflacionit në 3 vjet të qeverisë Kurti ka qenë 1.6 miliard”, është shprehur Bajrami.

(Kosova Sot Online)