
7 vjeçarja kosovare vuan nga një tumor në tru, familja kërkon ndihmë

Shtatë vjeçarja Etna Kolgeci, po lufton me një sëmundje të rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mundësitë e kufizuara për trajtim në Kosovë dhe pamundësitë financiare e kanë detyruar familjen që të kërkojë ndihëm financiare të njerëzve të vullnetit të mirë.
Vogëlushja është diagnostifikuar me një diagnozë të vështirë të Neurofibromatozës Tipi 1 (NF1), që ka çuar në zhvillimin e një tumori në tru.
“Kjo gjendje kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe të specializuar mjekësor. Fatkeqësisht, opsionet e trajtimit në vendin tonë janë të kufizuara. Ju lutemi të gjithëve që keni mundësi për ndihmën tuaj. Kostot e trajtimeve mjekësore, udhëtimeve dhe kujdesit të vazhdueshëm janë të mëdha. Çdo kontribut, sado i vogël, do të bëjë një ndryshim të madh në luftën e Etnës për një fëmijëri të mirë.”, kanë shkruar familjarët në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online)