Një person ka lajmëruar se ia kanë vjedhur nga ferma rreth 1000 shpezë

  • A.P /
  • 17 October 2024 - 09:32
Një person ka lajmëruar se ia kanë vjedhur nga ferma rreth 1000 shpezë

Një burrë nga Fushë Kosova e ka lajmëruar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur nga ferma e tij rreth 1000 shpezë në vlerë rreth 15 mijë euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Miradi e Epërme, Fushë Kosovë  16.10.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur nga ferma e tij rreth 1000 shpezë në vlerë rreth 15 mijë euro. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)