Përgatituni, ky është moti për të premten

  • A.P /
  • 18 October 2024 - 07:07
Përgatituni, ky është moti për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos përreth zonave malore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. 

(Kosova Sot Online)