Në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 936 tiketa trafiku
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 936 tiketa trafiku.
Këto tiketa janë shqiptuar për të gjithë ata vozitës të automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit, thuhet në raportorin 24 orësh të policisë.
(Kosova Sot)