
Arrestohet Ilir Meta në Tiranë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot në Tiranë me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetim pasuror, por ende nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.
(Kosova Sot Online)