Ja kur del para gjykatës Ilir Meta

  • A.P /
  • 22 October 2024 - 15:25
Ja kur del para gjykatës Ilir Meta

Ilir Meta do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në orën 09:30 për verifikimin e masës së sigurisë arrest në burg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua dje me urdhër të SPAK te Kthesa e Kamzës i akuzuar 3 akuzuar për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie”.

Nën masë detyrim paraqitje është edhe ish- bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë.

(Kosova Sot Online)