
Ilir Meta del sot para gjykatës

Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta.
Bashkë me Metën në GJKKO do të paraqiten edhe Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Këtë të martë Meta u vizitua në bllokun e sigurisë ku mbahet i izoluar nga avokati i tij Genci Gjokutaj.
Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.
(Kosova Sot Online)