Ilir Meta izolohet në burgun '313'

  • A.P /
  • 24 October 2024 - 15:35
Ilir Meta izolohet në burgun '313'

Pasi Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë “arrest me burg” një ditë më parë, Ilir Meta nga blloku i sigurisë u transportua në burgun “313” në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sot avokati i tij, Genc Gjokutaj i ka shkuar për vizitë.

Mësohet se shkak për këtë takim është bërë përgatitja që po bëhet për ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Gjykata konfirmoi dje edhe masën e sigurisë detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. Po ashtu edhe për Ema Çokun nuk u ndryshua masa e sigurisë. Kurse për Piro Xhixhon u vendos ndryshim i masës nga arrest shtëpiak, në detyrim paraqitje.

(Kosova Sot Online)