Vulin: Serbia dëshiron t’i bashkohet BRICS-it

  • A.P /
  • 28 October 2024 - 14:21
Vulin: Serbia dëshiron t’i bashkohet BRICS-it

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i sanksionuar nga Amerika qëndroi ditë me radhë në Rusi si i deleguar i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas kthimit nga atje dhe takimit që pati me presidentin rus Vladimir Putin, Vulin zgjodhi televizionin serb RTS që të japë detaje nga të gjitha takimet e bisedat që i pati në shtetin i cili po bën luftë në Ukrainë.

Ish-shefi i BIA-s ka treguat se Serbia dëshiron t’i bashkohet BRICS-it.

Vulin vlerësoi se samiti i BRICS-it “zgjoi shpresën” dhe se në atë ngjarje u mblodhën përfaqësues të ‘vendeve të lira’.

“BRICS është një grup vendesh të lira dhe njerëzve të lirë. Ajo nuk është formuar në bazë të parimit të kufijve të ngushtë si BE-ja, por në bazë të afërsisë së sistemit të vlerave, kjo është ajo në të cilën Serbia dëshiron të marrë pjesë”, tha Vulin.

Duke folur për RTS, ai tha se delegacioni serb është pritur në Kazan me “gëzim dhe mikpritje të madhe”.

(Kosova Sot Online)