Përgatituni, ky është moti për sot

  • A.P /
  • 05 November 2024 - 07:19
Përgatituni, ky është moti për sot

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar, ku pritet lokalisht të ketë brymë dhe mjegull në ultësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 6-23 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C.

Ndërsa, ato maksimale prej 12 deri në 15°C.

(Kosova Sot Online)