Policia ka vënë në pranga një person i cili akuzohet se e ka për*dhunuar një vajzë

  • A.P /
  • 19 November 2024 - 14:44
Policia ka vënë në pranga një person i cili akuzohet se e ka për*dhunuar një vajzë

Policia e Tiranë e ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i cili akuzohet se e ka përdhunuar një vajzë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në pranga ka rënë 53-vjeçari me iniciale Sh. P., banues në Baldushk.

Sipas bluve, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
ndaluan me iniciativë shtetasin Sh. P., 53 vjeç, banues në Baldushk, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)