Haradinaj: Kurti nuk ka me i mbërri as 30% derisa opozita ka mbi 60% të votave

  • A.P /
  • 29 November 2024 - 10:26
Haradinaj: Kurti nuk ka me i mbërri as 30% derisa opozita ka mbi 60% të votave

Sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, kryeministri aktual Albin Kurti nuk do t’i arrijë as 30% të votave në zgjedhjet e shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh i bindur se qeveria e re do të jetë nga opozita.

“Kurti s’ka çka bën në fushatë, i ka dalë marrja në lëndinë e mashtrimi, nuk ka çka bën le të fluturon s’e s’ka çka bën. Ai nuk ka me i mbërri 30% më në këtë vend se i ka dalë mashtrimi”, tha Haradinaj.

“Opozita ka mbi 60% të votave, qeveria e ardhshme është nga opozita, kjo është e sigurtë”, përfundoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)