Macron sot i drejtohet kombit

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 13:02
Macron sot i drejtohet kombit

Presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit të tij të enjten mbrëma, një ditë pasi kryeministri Michel Barnier u rrëzua në një votë mosbesimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Emrat për një kryeministër të ri po përfoleshin përpara se Barnier të jepte dorëheqjen të enjten në mëngjes, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sébastien Lecornu, ministrin e brendshëm Bruno Retailleau dhe ish-kandidatin presidencial të qendrës François Bayrou.

Por gjetja e një emri që nuk do të rrëzohej menjëherë nga një prej fraksioneve të mëdha parlamentare mund të marrë ca kohë, siç ndodhi në verë, kur ish-kryeministri Gabriel Attal qëndroi si kujdestar për dy muaj, shkruan BBC.

Barnier-it ka të ngjarë t’i kërkohet të qëndrojë në postin e përkohshëm.

Qeveria e Barnier ra pasi deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër tij, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga Macron.

Votimi i së mërkurës mbrëma ishte hera e parë që një qeveri franceze u votua nga parlamenti në më shumë se 60 vjet.

E djathta ekstreme e Marine Le Pen dhe Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë u bashkuan për të censuruar qeverinë e Barnier pasi ish-negociatori i Brexit përdori fuqi të veçanta për të detyruar buxhetin e tij pa votë.

Gjithsej 331 votuan në mbështetje të mocionit, shumë më tepër se 288 që kërkoheshin për miratimin e tij.

Barnier tani është i detyruar të paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij, ndërsa buxheti që shkaktoi rënien e tij u tërhoq automatikisht.

Si president, Macron është i paprekur kushtetues nga dorëheqja e Barnier.

Por shumë politikanë të opozitës janë gjithnjë e më të hapur në lidhje me dëshirën për ta detyruar atë të japë dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme presidenciale – diçka që Macron ka këmbëngulur se është jashtë mundësive.

(Kosova Sot Online)