Merr flakë një kafiteri në qendër të Ferizajt (Foto)
Sot gjatë ditës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në qendër të Ferizajt është përfshirë nga zjarri një kafiteri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë brigada e zjarrfikësve dhe policia të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Sipas zjarrfikësve, ende nuk dihet shkaku i zjarrit, raporton FerizajPress.
“Lokali ishte i mbyllur dhe jemi detyruar të thyejmë derën e hyrjes për të lokalizuar zjarrin”, i tha portalit njëri nga zjarrfikësit.
(Kosova Sot)