Përgatituni për shi, borë e rënie të temperaturave

  • A.P /
  • 14 December 2024 - 07:43
Përgatituni për shi, borë e rënie të temperaturave

Reshje shiu dhe bore, si dhe rënie e temperaturave priten gjatë kësaj fundjave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të reshura shiu parashihen për ditën e shtunë që fillimisht shtrihen nga perëndimi i vendit, e më pas përfshinë pjesë tjera të vendit. Në zona malore reshjet do të jenë kryesisht dëbore.

“Deri në mbrëmje të reshurat pushojnë. Temperaturat minimale nën kushte të kthjellëta zbresin në -3C e 0C. Maksimalet gjatë ditës shkojnë në 5C e 6C. Frynë erë jugore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s”, thuhet në njoftim.

Të reshura shiu kohëpaskohe parashihen edhe ditën e diel. Nga orët e mbrëmjes me rënie të temperaturave këto reshje mund të shndërrohen në reshje dëbore, që vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së hënë.

“Të hënën mbetet mot kryesisht i vranët, me maksimale prej 4C. Nga dita e martë vransirat pritet të shpërndahen, e paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C. Ultësirave ekziston mundësia e formimit të mjegullës, që në raste ku mbetet më gjatë temperaturat do të jenë më të ulëta”.

(Kosova Sot Online)