BE-ja pritet që t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian pritet që sot, të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura para më shumë se dy vjet e gjysmë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vendimi për këtë është marrë nga organet përkatëse të Komisionit Evropian dhe do të miratohet edhe nga vendet anëtare në takimin e Grupit punues për Ballkanin Perëndimor (COwEB) sot, në takimin e tyre në Bruksel.
(Kosova Sot Online)
