E rëndë: Gruaja vret burrin në gjumë me sëpatë në Sarandë

  • A.P /
  • 24 December 2024 - 09:23
E rëndë: Gruaja vret burrin në gjumë me sëpatë në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sëpatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja, Elivra, ka goditur burrin me sopatë në kokë, Llazar Tahiraj teksa 55-vjeçari ishte duke fjetur gjumë.

Elvira Tahiraj 49 vjeçe, është arrestuar nga policia.

“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale“-njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)