Halimi: Edhe 3 ditë afat për të vulosur ndryshimin

  • A.P /
  • 24 December 2024 - 11:14
Halimi: Edhe 3 ditë afat për të vulosur ndryshimin

Kandidatja për deputete e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se deri tani janë regjistruar 25 mijë përkrahës të LDK-së nga diaspora, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Halimi në profilin e saj ka shkruar se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë afat për regjsitrim dhe për të vulosur ndryshimin që i duhet Kosovës.

“25,000 mbështetës të LDK-së nga mërgata janë regjistruar deri më tani! Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për të vulosur ndryshimin që i duhet vendit.

Regjistrohuni sot dhe bëhuni pjesë e këtij ndryshimi!”, ka shkruar Halimi.

(Kosova Sot Online)