Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë dhu*nuar një grua

  • A.P /
  • 25 February 2026 - 13:15
Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë dhu*nuar një grua

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Vushtrri, ku një femër është dhunuar nga dy persona.

Policia ka njoftuar se të dy personat janë arrestuar, dhe se të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

‘’DHUNIM

Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje’’, ka njoftuar PK’ja.

(Kosova Sot Online)