Spiropali ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin

  • A.P /
  • 25 February 2026 - 14:15
Spiropali ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo është pritur në Kosovë nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Pas takimit mes tyre, Spiropali dhe Konjufca kanë mbajtur konferencë për media ku kanë konfirmuar thellimin e bashkëpunimit mes tyre.

Spiropali ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

(Kosova Sot Online)