
Steinmeier bëri thirrje për unitet e solidaritet në mesazhin e tij të Krishtlindjeve

Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve, Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u ndal te tragjedia në Magdeburg, bëri thirrje për unitet e solidaritet, si edhe reflektoi mbi sfidat globale dhe vendore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në mesazhin e tij të Krishtlindjes, u ndal te ngjarjen tragjike në Magdeburg. “Mendimet dhe ndjenjat tona më të thella janë sot me familjarët dhe miqtë e atyre që autori i sulmit i vrau në mënyrë kaq mizore. Ne mund të përfytyrojmë vetëm pjesërisht atë që po kalojnë ata, çfarë dhimbjesh po përjetojnë. Asgjë në jetën e tyre nuk është më si më parë. Planet, dëshirat, shpresat, lumturia e tyre – janë shkatërruar,” tha ai.
Ai vazhdoi me një mesazh ngushëllimi për familjarët, duke shtuar: “Të dashur familjarë, që keni humbur një njeri të dashur, e di që në shumë prej fjalëve të mira që ju drejtohen, nuk mund të gjeni ngushëllim. Por dua t’ju them sot: Ju nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj. Njerëzit anembanë vendit tonë ndjejnë dhe vajtojnë bashkë me ju.”
(Kosova Sot Online)