'Kosova Sot' ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjes

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 06:48
'Kosova Sot' ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjes

Sot festohen Krishtlindjet, një nga festat më të shenjta dhe më të rëndësishme për shumë besimtarë të krishterë në mbarë botën,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krishtlindjet shënojnë lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të krishterëve, dhe janë një periudhë e shenjtë reflektimi, lutjeje dhe bashkimi familjar.

Ky është një moment i veçantë për t'u mbledhur me ata që doni, për të ndarë dashuri dhe për të shprehur mirënjohje për bekimet që kemi. 

 Me këtë rast gazeta 'Kosova Sot' ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë festën. Gëzuar Krishtlindjet!


(Kosova Sot Online)