Kërcënojnë gjyqtarët: Nuk punojmë pa i çelur dritaret

  • 09 February 2016 - 12:21
Kërcënojnë gjyqtarët: Nuk punojmë pa i çelur dritaret

Pallati i Drejtësisë i ndërtuar para pak kohe në Prishtinë, ishte paraparë nga arkitektët të mos ketë fare dritare.

Por kjo gjë si duket nuk u ka shkuar siç e kanë planifikuar, pasi punonjësve në Pallat po u ‘zihet fryma’.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ka paralajmëruar bojkotim të punës në Pallatin e Drejtësisë, nëse deri javën e ardhshme nuk nisin procedurat për hapjen e dritareve.

“Ne nuk do të punojmë nga java e ardhshme nëse nuk hapen dritaren. Ne nuk guxojmë që ta rrezikojmë jetën e stafit. Sot kam komunikuar me gjyqtarët dhe të gjithë janë të mendimit për bojkotim të punës”, ka thënë Ibrahimi për Insajderi.com.

Ibrahimi këtë deklaratë e ka dhënë pas raportimeve të Insajderit se sipas një raporti niveli i oksigjenit është 11 herë nën nivelin e lejuar është shqetësues.

(Kosova Sot)