Arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë

  • A.P /
  • 17 January 2025 - 10:54
Arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar viktimën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:24 dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor

“Prishtinë 16.01.2025-16:24. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën mashkull kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)