Përgjigja e Clintonit pasi pyetet për fjalimin e Trump: Mund ta kuptoni vetë

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 07:37
Përgjigja e Clintonit pasi pyetet për fjalimin e Trump: Mund ta kuptoni vetë

Donald Trump është betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-Presidenti i ShBA’së, Bill Clinton, është pyetur për fjalimin inaugurues që mbajti sot Donald Trump, pas betimit si Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Clinton nuk është lëshuar në komente, duke deklaruar shkurt “Unë mendoj se ju mund ta kuptoni vetë”,

Ndërkohë, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, vetëm ka qeshur kur është pyetur për fjalimin.

Ata janë larguar më pas nga Kongresi.

“Duhet të ikim”, tha Bill Clinton për CNN.

(Kosova Sot Online)