Vuçeviq raportohet se ka dhënë dorëheqje

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 11:09
Vuçeviq raportohet se ka dhënë dorëheqje

Ndërsa studentët janë rebeluar dhe nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe në Beograd, kryemininstri Millosh Vuçeviq raportohet se ka dhënë dorëheqje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Novosti, mediumi që kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raportoi se “Vuçeviq do të japë dorëheqje”.

Protestuesit kanë shtuar trysninë ndaj institucioneve. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit.

Qytetarët po e fajësojnë qeverinë për korrupsion të shfrenuar.

Vuçiq mbrëmë në një konferencë për media kërkoi dialog me studentët.

(Kosova Sot Online)