Hoti: Mashtrimi merr fund më 9 shkurt

  • A.P /
  • 29 January 2025 - 10:43
Hoti: Mashtrimi merr fund më 9 shkurt

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti ka zbuluar një mashtrim, siç ka thënë, të ri nga qeveria e Albin Kurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se pas mashtrimit se do të ndërtojnë 160 çerdhe publike, nisën të akuzojnë komunat se nuk kanë ofruar hapësira për ndërtimin e tyre.

“Para katër viteve i mashtruan qytetarët se do të ndërtojnë 160 çerdhe publike. Pasi mashtrimi doli sheshit, nisën të akuzojnë komunat se nuk kanë ofruar hapësira për ndërtimin e çerdheve”, ka thënë Hoti.

“Tani, kur më 9 shkurt duhet të përballen me qytetarët për këtë mashtrim dhe shumë mashtrime të tjera, dalin me premtimin – mashtrimin e ri: “Bono për prindërit që i dërgojnë fëmijët në çerdhe jopublike”. Pra, pasi premtimi per 160 çerdhe nuk u realizua tash po tentojnë të mashtrojnë me bono për prindërit”, ka thënë kandidati i LDK-së për deputet.

“Mashtrimi merr fund më 9 shkurt.  Më 10 shkurt, pas një bllokade 4-vjeçare, Kosova e rinis sërish rrugëtimin e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)