Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 07:00
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Të hënën pritet mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës dhe ngricave.

Ditën e martë do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira e intervale me diell.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të ftohtë, me vranësira e periudha me diell, nga mesdita priten reshje shiu dhe bore.

(Kosova Sot Online)