
Sorensen jep sinajle për vazhdimin e dialogut

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se dy ditët e kaluara i ka kaluar në Paris dhe Berlin, ku ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kam kaluar dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin. Kemi pasur biseda shumë të mira dhe kuptimplota se si të ecim përpara në dialog”, ka shkruar Sorensen në rrjetin social “X”.
Ai shtoi se është mirënjohës për mbështetjen e plotë të dhënë në përpjekjet e tij në këtë drejtim.
(Kosova Sot Online)